KIEV – Ministrja e Jashtme gjermane viziton Ukrainën mes tensioneve kufitare

by admin
Spread the love

KIEV, 7 shkurt /ATSH-DPA/ Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock u nis sot në Ukrainë, vizita e saj e dytë brenda tre javëve, si pjesë e përpjekjeve për të ndërmjetësuar në konfliktin me Rusinë.

Vizita e saj vjen në të njëjtën ditë me udhëtimin inaugurues të kancelarit Olaf Scholz në Uashington, duke shkaktuar një ofensivë diplomatike disaditore nga Gjermania për të ulur tensionet midis Perëndimit dhe Moskës.

“Kjo ka të bëjë me paqen në Evropë. Të luftosh për këtë me gjithë forcën dhe vendosmërinë do të thotë se çdo përpjekje ia vlen”,  tha Baerbock në një deklaratë përpara nisjes.

Ajo përsëriti angazhimin e Gjermanisë ndaj Ukrainës si aleate e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

“Së bashku, ne do të përgjigjemi me masa të ashpra, shumë konkrete ndaj çdo agresioni të mëtejshëm rus ndaj Ukrainës,” tha kryediplomatja gjermane.

Baerbock kishte do të takohej me presidentin Volodymyr Zelensky, por kjo u anulua për shkak të një përplasjeje të planifikimeve, thanë anëtarët e delegacionit të saj.

Ministrja gjermane e nisi udhëtimin e saj me një vizitë në memorialin Holodomor në Kiev, i cili përkujton viktimat e urisë së madhe të viteve 1932 dhe 1933, ku mendohet se kanë vdekur të paktën 3 milionë persona.

Në mbrëmje, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock pritet të vizitojë një spital ushtarak në kryeqytetin ukrainas, i cili financohet kryesisht nga Gjermania. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like