KIEV – ISW: Putini dëshiron të integrojë territoret e pushtuara deri në vitin 2030

by admin
Spread the love



KIEV, 2 shkurt /ATSH-ANSA/ – Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar planet e Moskës për të integruar territoret e okupuara ukrainase në Federatën Ruse brenda gjashtë viteve të ardhshme: kjo është shkruar nga Instituti për Studimin e Luftës (ISW), raporton Ukrainska Pravda.

‘’Moska synon t’i sjellë territoret e okupuara të Ukrainës në të njëjtin nivel me Rusinë në “zonat kyçe” deri në vitin 2030’’, theksoi Putin pa specifikuar zonat.

Sipas qendrës kërkimore amerikane, kjo tregon se Rusia ka filluar të zbatojë plane afatgjata dhe nuk parashikon asnjë lëshim territorial.

Më tej, lideri rus u bëri thirrje bankave që të mos kenë frikë nga sanksionet perëndimore dhe të intensifikojnë punën e tyre në territoret e pushtuara, duke vënë në dukje se subjektet ruse kanë krijuar rrjete patronazhi me rajonet e pushtuara të Ukrainës.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakLigjin e Arsimit dhe Formimit Profesional, Kushi: po sjellim shtesa të rëndësishme që ndihmojnë punësimin e shpejtë të të rinjve


You may also like