KIEV – ”Enerhoatom” akuzon Rusinë për rrëmbimin e punëtorëve të termocentralit

by admin
Spread the love

KIEV, 8 shtator /ATSH-DPA/ – Agjencia bërthamore ukrainase ”Enerhoatom” ka akuzuar forcat ruse që kanë pushtuar termocentralin bërthamor të Zaporizhyas, në Ukrainën Juglindore, për rrëmbim dhe keqtrajtim të stafit të saj.

Shefi i ”Enerhoatom”, Petro Kotin i tha grupit mediatik gjermane ”Funke” se rreth 200 persona ishin arrestuar dhe se kompania nuk e kishte idenë se ku ndodheshin aktualisht duke shtuar se kishte pasur raste kur punëtorët e agjencisë ishin torturuar dhe vrarë.

Kotin tha se ishte shumë e vështirë për stafin e ”Enerhoatom”-it të vazhdonte punën në uzinë duke shtuar se ata që mbetën në terren e kuptonin se sa kritike ishte të sigurohej që të ruheshin standardet e sigurisë bërthamore dhe të mbrojtjes nga zjarri.

Sipas Kotin, rreth 1 000 anëtarë të stafit ukrainas e mbajnë objektin në punë.

Për krahasim, rreth 11 000 njerëz punonin në uzinë para luftës.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) nuk shkoi më tej se Kotin në raportin e saj mbi uzinën e lëshuar në fillim të kësaj jave, por e përshkroi situatën si të paqëndrueshme.

IAEA paralajmëroi për mungesën e stafit në fabrikë dhe tha se ekspertët e mbetur ishin nën një nivel kaq të lartë stresi sa mund të ndodhin dështime operacionale.

IAEA tha gjithashtu se ekipit të saj nuk i ishte dhënë akses në të gjitha pjesët e objektit./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like