Kiarës: Kur më përqafove, m’u duk sikur fjeta gjithë natën me ty. Më jep vetëm 30 sekonda për…

by admin
Spread the love

Luiz Ejlli është një nga personazhet më të komentur ditët e fundit, jo vetëm brenda shtëpisë së Big Brother VIP, por edhe nga opinioni publik. Këngëtari ka shprehur hapur simpatinë që në ditët e para të hyrjes në shtëpi për moderatoren e njohur, Kiara Tito.

Ditën e sotme, çifti ka pasur një takim mjaft intim me njëri-tjetrin, ku kanë biseduar e kanë folur rreth marrëdhënies së tyre. Luizi i tha moderatores se pak ditë më parë, kur ajo

i ka dhënë një përqafim, atij i është dukur sikur ka fjetur gjithë natën me të.

Ndër të tjera, Luizi i tha Kiarës se e vetmja gjë që kërkon nga ajo është thjeshtë të qëndrojë pranë saj, qoftë edhe për vetëm 30 sekonda, sa për t’i dhuruar një puthje në ballë. Më tej, ai tha se edhe sikur Kiara të kishte dëshirë të flinte më të, ai do refuzonte pasi e ka shumë të vështirë për shkak të kamerave dhe ambientit brenda në shtëpi.

Kujtojmë që edhe Kiara i ka dalë në mbrojtje sot këngëtarit, teksa ka debatuar me Oltën dhe Tean. Po ashtu, në bisedën me Luizin, Kiara i ka thënë se e ka xhan dhe nuk rri dot pa i folur, pasi ai ka arritur ta kuptojë brenda shtëpisë. Po ashtu, ajo i tha se e kishte menduar veten në krahët e tij, por pas asaj që ai bëri, Kiarës iu fshi nga mendja.

You may also like