“Këtu, korrupsion ka ku të duash” – Albert Musliu propozon disa masa për luftë ndaj korrupsionit – Shqip

by admin
Spread the love

Politikanët duhet të bëjnë ndryshime ligjore që të gjithë ato që janë nëprë lista të zeza të vendeve të BE-së apo Amerikës, të mos mund të kandidohen apo të ushtrojnë funksion publik. Kështu propozon analisti Albert Musliu, i cili shtoi se përveç kësaj, duhet që dënimet për personat me autorizime publike të jenë më të mëdha se për qytetarët tjerë, të mos ketë vjetërim të lëndëve për keqpërdorime të parave publike,

“Ky nuk është rast i vetëm i korrupsionit në Maqedoni. Të ishte rast i vetm edhe Merko do ta pranonte këtë punë dhe Maqedonia të shpëtonte nga korrupsoni. Këtu ka korrupsion ku të duash! Pse aq me sarkazëm reaguan në propozimin për veting të politikanëve? Ajo është gjë e mirë. Ata janë kundër korrupsionit, ama jo për veting”, tha mes tjerash Albert musliu./KlanMacedonia

You may also like