“Këtu kemi gjirafa e mjellma”, Alketa Vejsiu nuk i kursen ironitë ndaj Luana Vjollcës

by admin
Spread the love

Alketa Vejsiu është një ndër moderatoret më të njohura e te suksesshme shqiptare, por siç duket tashmë ka ‘’shënjestruar’’ një tjetër kolege për ta ironizuar në mënyrë direkte…

Ditën e djeshme, gjatë programit të saj “Dance Albania”, Alketa ka ironizuar jo vetëm klikimet e emisionit të Luana Vjollcës, por ka ironizuar edhe me emrin e moderatores.

“Këtu në Tv Klan kemi tigra, gjirafa, mjellma. Kemi një jetë që punojmë dhe si marrim dot 1 milion klikime”, ka thënë mes të tjerash Alketa gjatë deklaratës së saj.

Dhe në fakt, s’ka faj se as 100 mijë klikime si ka shkuar emisioni i një jave më parë, ndaj dhe Alketa e ndjen fort konkurrencën e Luana Vjollcës, e cila po i afrohet 1 milion klikimeve të saj të para në Tv Klan. Deri tani s’ka patur asnjë reagim nga Luana, por edhe mund të ketë shumë shpejt…

You may also like