Këto modele këpucësh do të jenë trend i Pranverë 2022

by admin
Spread the love

Nga java e modës në New York po dalin sugjerimet e para të stilistëve për pranverë-verën e vitit 2022. Le të themi që do ketë shumë gurë, shumë xixa, shumë pupla dhe taka të larta. Mbase shumë nga ju nuk gëzohen prej këtyre detajeve, por këto do të mbizotërojnë. Do ketë gjithashtu taka me ndarje tek gishti, ca të rralla e të pazakonta, por së shpejti do i shohim kudo. Mos harrojmë pa përmendur edhe imitimet e monedhave që do i kemi edhe në taka. Tek sandalet e sheshta ka një frymë bohemiane që do ndihet shumë. Po ashtu, pupat ose siç njihen ndryshe balerinat do i shohim kudo. Këpucët do jenë me ngjyra të forta, por nuk do mungojnë as të zezat dhe të bardhat klasike, aq më pak ato me vija, apo printe.
Për më shumë mund t’i hidhni fotove një sy…/revistawho.com

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like