Këto janë 6 sekretet e bukurisë së Jennifer Lopez

by admin
Spread the love

Jennifer Lopez, e njohur gjithashtu si JLo, është një ndër figurat më të spikatura të industrisë së muzikës dhe kinematografisë botërore.

Me një talent të jashtëzakonshëm, Lopez ka arritur majat në një moshë shumë të re. Përtej arritjeve mbresëlënëse, ajo e ka mahnitur vazhdimisht audiencën me bukurinë dhe vullnetin për të mbajtur një regjim fizik të hekurt. Pavarësisht se është në të 50-at, Jennifer vazhdon të shkëlqejë duke i bërë të gjithë fansat të pyesin veten rreth sekreteve të saj.

Ajo fle të paktën 8 orë në ditë

Sekreti i parë i bukurisë së J.Lo është gjumi. Sipas saj, në mënyrë që të dukeni të bukura dhe rinore, duhet të flini të paktën 8 orë në ditë. Ajo tregon se ndonjëherë fle deri në 10 orë dhe gjithnjë mban perde të errëta në dhomën e gjumit.

Rutina e lëkurës

Jennifer Lopez i kushton gjithmonë vëmendje dhe kohë pastrimit dhe hidratimit të përditshëm të lëkurës dhe këshillon të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Në të njëjtën kohë, ylli pretendon se nuk blen produkte të shtrenjta. “Unë përdor gjithmonë një pastrues të thjeshtë dhe pak krem hidratant. Është shumë e thjeshtë,”- thotë Lopez, duke shtuar se në rutinën e saj ka gjithmonë një serum me acid glikolik.

Përdor produkte me vaj ulliri

Vaji i ullirit është një nga përbërësit e preferuar të J.Lo-së (dhe të gjithë familjes së saj). Këngëtarja rekomandon përdorimin e produkteve me vaj ulliri për të hidratuar lëkurën dhe për të ruajtur shëndetin e flokëve. Ajo përdor gjithmonë vajra, kremra dhe maska me këtë përmbajtje.

Ajo ha shëndetshëm

J.Lo nuk është pro dietave strikte. Zakonisht, ajo nuk ha pas orës 18:30 dhe regjimi ushqimor i Lopez përfshin mish të bardhë, peshk, arra, fruta, tërshërë, patate, fruta, perime dhe proteina.

Kujdeset për pamjen

Mollëzat e shndritshme janë pamja karakteristike e J.Lo-së. Përveç kësaj, ajo thotë se gjetja e rimelit të duhur mund të bëjë një ndryshim të madh në pamjen tuaj. Lopez ka treguar edhe trukun e saj të qerpikëve që konsiston në krehjen e tyre përpara vendosjes së produktit.

Është fizikisht aktive

Lopez e filloi karrierën e saj si kërcimtare në serialin komedi “In Living Color” në vitin 1991. Për të, kërcimi është një aktivitet që të ndihmon me mbajtjen e trupit në formë dhe menaxhimin e stresit.

You may also like