Këtë muaj pritet borë në Maqedoni, ulje drastike e temperaturave – Shqip

by admin
Spread the love

Meteorologët njoftuan se në fund të javës së ardhshme do të ftohet moti, siç njofton Klan M, mund të ketë borë në zonat malore të rajonit. Nga mesi i javës ngadalë por me siguri do të hyjmë në një lloj moti ndryshe që do t’i ngjajë gjithnjë e më shumë vjeshtës së vonë.

Sipas parashikimeve afatgjata të Akuweather, një prej shërbimeve meteorologjike më të njohura në botë, siç njofton portali centar.mk përcjellë Klan M, bora në qytetet e Maqedonisë mund të bjerë më 23 nëntor 2023, kur temperaturat e ditës pritet të zbresin deri në 6 gradë, ndërsa temperaturat e natës në – 2.

Këto janë parashikimet për pjesët jugperëndimore të Maqedonisë.

Ndryshe, institucionet zyrtare për nesër dhe pasnesër njoftojnë se paradite do të jetë e freskët, e gjatë ditës me periudha me diell dhe sërish relativisht e ngrohtë për këtë pjesë të vitit, por tashmë të mërkurën do të ketë vranësira e përcjellë me shi i lehtë deri mesatar.

Deri të premten temperaturat do të jenë 2 deri në 5 gradë më të ulëta se në fillim të javës. /KlanMacedonia/

You may also like