Këshilltarët e ASH-së ndërpresin marrëdhëniet me kryetarin e Strugës

by admin
Spread the love

Këshilltarët komunal nga Aleanca për Shqiptarët në Strugë kanë ndërprerë marrëdhëniet dhe komunikimin me kryetarin e komunës, Ramiz Merko, i cili javë më parë u shpallë “non grata” nga SHBA-të.

“ASH – Dega në Strugë, oponenti kryesor i NON GRATËS MERKO për vite me rradhë, së bashku me grupin e Këshilltarëve të ASH – Dega në Strugë, prej sot 06.07.2023. nuk do të permbajë asnjë Kërkesë, Vendim apo Memorandum të deponuar nga NON GRATA MERKO në Këshillin e Komunës së Strugës, dhe nuk do ti përgjigjet asnjë Ftese apo Kërkese për prezencë në evenimente të ndryshme të konvokuara nga NON GRATA MERKO. ASH – Dega në Strugë, së bashku me grupin e Këshilltarëve të ASH – Dega në Strugë, ashtu siç nuk i ka votuar deri më sot edhe në të ardhmen nuk do të përmbaj asnjë raport Financiar Kuartal, Llogari Vjetore Financiare të Komunës, Kontrata për dhurata nga Komuna e Strugës, proceduar për Plane Urbanistike, Legalizime dhe Buxhetin e Komunës së Strugës të hartuara nga tarafi i NON GRATA MERKO, sepse në to është nënshkrimi i NON GRATËS, tashmë i shpallur për Korrupsion Madhor”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Këshilltarët e ASH-së ftuan të gjtha instancat juridike, ligjzbatuese, që siç thuhet “t’ja ndalojnë NON GRATËS MERKO hyrjen dhe shfrytëzimin e objektit të Komunës së Strugës sepse e ka shndërruar në Objekt krimi, të mos e keqpërdori për asgjesim të provave në proces të hetimit dhe deri atëher aktivitetin ta realizoj nga një objekt tjetër alternativ, kurse Partitë Politike pas ezaurimit të akteve nga instancat juridike dhe ligjzbatuese të bëjnë marrëveshje e të krijojnë kushte ligjore që të mbahen zgjedhje të parakohshme Lokale në Komunën e Strugës për Kryetar Komune.”

Ata kanë bërë thirrje që edhe këshilltarët e partive të tjera ti bashkohen këtij vendimi.

You may also like