Këshilli i Investitorëve Evropianë kërkon zbatim të marrëveshjes së gjelbër në Kosovë

by admin
Spread the love

Marrëveshja e gjelbër e BE-së me Kosovën, po kërkohet nga Këshilli i Investitorëve Evropianë që të bëhet realitet. Në ngjarjen e organizuar me të njëjtin emër, Këshilli i Investitorëve Evropianë, dhanë propozime sa i përket ndikimit pozitiv në ekonominë vendëse, raporton Ekonomia Online.

Emrush Ujkani Drejtor i Këshillit të
Investitorëve Evropianë në Kosovë, tha se një event të tillë po e organizojnë
për herë të parë në Kosovë.

“Kam kënaqësinë ta hap këtë ngjarje sot që është
ftuar dhe organizohet nga Këshilli i Investitorëve Evropianë në bashkëpunim të
ngushtë me zyrën e BE-së, konkretisht drejtorinë për mjedis. Është hera e parë
që shoqërisë civile në Kosovë po organizon diçka të tillë”, tha ai.

Eriola Bibolli, kryetare e Bordit të Këshillit
të Investitorëve Evropian, tha se në kohën kur bota po përballet me pandeminë
Covid-19 dhe krizën energjetike, është momentumi më i mirë për të diskutuar për
marrëveshjen e gjelbër.

“Është ngjarje e veçantë që Këshilli i
Investitorëve Evropianë dhe zyra e BE-së e bëjnë bashkë dëshirojmë ta shohim si
ngjarje të përbashkët. E dimë se bota është shkundur nga dy ngjarje të mëdha,
si Covid-19 dhe kriza energjetike që ka shpërfaqur rrezikshmërinë për furnizim
me energji dhe rritjen e çmimeve. Hapja e diskutimeve për marrëveshjen e gjelbër
nuk do të mund të gjente moment më të mirë për shkak të dinamikës të cilën po
jetojmë”.

“Përveç sfidave globale gjeopolitike edhe Kosova
ka një sërë sfidash, që do të trajtohen nga paneli dhe Kosova ka mungesë energjetike
që drejtpërsëdrejti apo tërthorazi e prek edhe komunitetin e biznesit dhe qëndrueshmërinë
e tyre. Investitorët evropian janë shumë të interesuar për cilësinë e energjisë
në Kosovë për shkak të objektivave të tyre për lirim të karbonit. Nëse Kosova
nuk është e gatshme ta përmirësoj miksin energjetik do të humbim rastet dhe kjo
është pikëpyetje qe duhet ta trajtojmë të gjithë. Marrëveshja e gjelbër nuk është
vetëm për tranzicionin energjetik por edhe për tej, ka të bëjë edhe me cilësinë
e ajrit me të cilin herët a vonë duhet të merreni, ka të bëjë me ekonominë
qarkore”, tha ajo.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, përmendi
përkushtimin e Qeverisë në zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Tha se konsumi
energjetik është katër herë më i lartë se sa mesatarja e BE-së, prandaj kërkoi
ndihmën e Bashkimit Evropian.

“Qeveria jonë është shumë ambicioze dhe për
herë të parë kemi një qeveri për të ecur përpara me agjendën e gjelbër, zbutjen
qarkore, energjinë e pastër dhe për këtë po bëjmë më të mirën dhe për këtë na
duhet bashkëpunimi me sektorin ndërkombëtar”, tha ajo.

“Kjo strategji përqendrohet te njerëzit dhe po
i ofrojmë parlamentin t’i bëjë zgjidhjet e duhura. Kemi një përqendrim të
grupeve të rrezikuara të cilët nuk guxojmë t’i lëmë prapa në këtë tranzicion që
ne besojmë që kjo të jetë një drejtësi shoqërore. Dy javët e fundit kam
vizituar disa komuna në Kosovë dhe kam biseduar me qytetarë, shumica e diskutimeve
janë të ndryshme, por varet prej nesh që këto objektiva janë të harmonizuara në
nivel të lartë të qytetarëve. Konsumi energjetik është katër herë më i lartë se
sa mesatarja e BE-së, prandaj duhet grande, por investimet private janë kyçe
dhe për këtë llogarisim në ju që të punoni me në komunat e qytetarët”, tha ajo.

Përfaqësuesja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Miran
Vatovec, tha se ndryshimet klimatike e pandemia, kanë ndikuar negativisht në
përmbushjen e objektivave të vendosura nga vet Bashkimi Evropian.  

E për t’i arritur këto objektiva, kërkoi
përfshirjen e Kosovës si partnere.

“Bashkimi Evropian përmes procesit të transformimit
të kontinentit pa karbon, është zhvilluar e diskutuar shumë me vendet anëtare.
Kemi zjarre, vërshime, probleme të tjera, emetimi i gazit është një trajektore brengosëse.
Pastaj pandemia, ndryshimet klimatike, jemi shumë larg përmbushjes së objektivave
të marrëveshjes me BE-në. Për t’i arritur këto objektiva na duhen shumë partnerë,
përfshirë edhe Kosovën”, tha ajo.

You may also like