Këshilli Evropian hap negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë! Gjeorgjia merr statusin e vendit kandidat

by admin
Spread the love

Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në një postim në rrjetin social X tha se Gjerogjia ka marrë statusin e vendit kandidat.

Ai shtoi se BE-ja do të hapë negociatat me Bosnje dhe Hercegovinën sapo të arrihen kriteret e anëtarësimit dhe ka ftuar komisionin të raportojë deri në mars me synimin për të marrë një vendim të tillë.

“Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë. #EUCO i dha Gjeorgjisë statusin e kandidatit. Dhe BE-ja do të hapë negociatat me Bosnje dhe Hercegovinën sapo të arrihet shkalla e nevojshme e përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit dhe ka ftuar komisionin të raportojë deri në mars me synimin për të marrë një vendim të tillë. Një sinjal i qartë shprese për popullin e tyre dhe për kontinentin tonë”, sipas Michel.

 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e cilësoi këtë vendim, i cili u mor pas samitit në Bruksel, si “triumf” për vendin e tij dhe për vetë Evropën.

“Historia u shkrua nga ata të cilët nuk lodhen duke luftuar për lirinë”, shkroi Zelensky në rrjetin social X.

Hungaria ka kohë të gjatë që e kundërshtonte nisjen e bisedimeve me Kievin, megjithatë, nuk e përdori veton ndaj këtij vendimi.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha në një reagim në rrjetin social Facebook se vendi i tij nuk deshi “të marrë pjesë në një vendim të keq”. “Anëtarësimi i Ukrainës në BE është vendim i keq”.

Ukraina dhe Moldavia aplikuan për t’iu bashkuar BE-së pasi Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2024.

Të dyja morën statusin e vendit kandidat në qershor të këtij viti.

Kujtojmë se Komisioni Evropian raportoi muajin e kaluar se Ukraina, e cila është në luftë me Rusinë që prej 24 shkurtit të vitit 2022, kishte përmbushur katër nga shtatë rekomandimet e saj, duke përfshirë goditjen kundër korrupsionit, përgatitjen e gjyqësorit për një rishikim të madh dhe përafrimin e legjislacionit të medias me standardet e BE-së.

Komisioni, i cili sugjeroi që tre kushtet e mbetura të plotësoheshin përpara fillimit zyrtar të bisedimeve, tha se do të vlerësonte përsëri përparimin e Ukrainës marsin e ardhshëm. Por përmbushja e këtyre detyrave është vetëm një pjesë e ndryshimeve gjithëpërfshirëse të politikës që BE i ka rekomanduar Ukrainës të bëjë në një sërë sektorësh deri në fund të vitit 2024.


Top Channel

You may also like