“Kërkohet snajperisti që goditi” De Ligt dhe Vlahovic – Videot e tyre bëhen virale 

by admin
Spread the love

De Ligt tani është një shtyllë e mbrojtjes së Juventusit, edhe nëse në verë dikush mund të provoje ta largoje nga Torino. Megjithatë, ndërkohë, ish-kapiteni i Ajax flet për Paramount Plus për mënyrën sesi është te Juventusi dhe për marrëdhëniet me disa emra të mëdhenj të së shkuarës që tashmë janë larguar nga Zonja.

Filozofia holandeze e De Ligt-it e pengon atë të mbështesë të gëzuarin e “corto muso”, pra thjesht “surratit te shkurter” si ne garat e hipizmit, kur kali qe fiton mjaftohet vetem duke futur fytyren i pari.. Dhe në fakt, ai thotë se është i habitur se sa të lumtur jane që fitojnë vetëm 1-0, ndoshta kundër ekipit te fundit të tabelës:

“Këtu çdo ndeshje është e vështirë. Në Ajax, kur fituam një ndeshje kundër të pesëmbëdhjetit në tabelë më pak se 2-0, tifozët ishin të zhgënjyer. Vitin e parë këtu u befasova që kur fituan 1-0 me të fundit, ishin të lumtur. Thashë që po, fituam, por duhej të shënonim më shumë gola.

Por jo, ata u gëzuan sepse niveli i skuadrave të rangut të ulët është më i lartë”. Marrëdhënia e De Ligt me Buffon dhe Ronaldon nuk filloi në mënyrën më të mirë: “Fillimisht ishte e vështirë, sepse unë jam një djalë shumë i respektueshëm. Ndoshta isha shumë i zemëruar me Cristianon. Më pas kuptova se të gjithë jemi pjesë e të njëjtit ekip dhe më pas bëhemi kolegë apo edhe miq të mirë.” “Ndërkohë, megjithatë njëri u kthye në Parma dhe tjetri në Manchester United, dy operacione të ndryshme ‘nostalgjie’…

Por, le te kthehemi te De Ligt dhe ndeshja e tij ndaj Interit, ne teresi shume e mire, por ne vecanti nje “tragjikomedi” bashke me Vlahovic… Sepse, holandezi dje tentoi te fitonte nje penallti qesharake qe ne epoken e VAR dhe kamerave demaskohet menjehere. Nje prekje e lehte e Darmian brenda zone dhe menjehere aktrimi i tij duke rene ne toke dhe qendruar aty gjate…

De Ligt u cua me pas duke prekur disa here fytyren e tij sikur dikush ta kishte qelluar me shuplake ose me keq akoma, sikur nje snajperist te kishte qelluar mbi te. E njejta gje me Vlahovic, qe goditet lehte nga D’Ambrosio. Ne fillim ruan veten dhe pastaj leshohet ne nje aktrim si per cmimet Oskar.

You may also like