Kërkohet mbyllja e grupit me pikë të plota, Ançeloti: I shkojmë deri në fund Champions-it

by admin
Spread the love

Real Madridi do të mbyllë fazën e grupeve ndaj Union Berlinit në transfertë mbrëmjen e sotme, teksa misioni i vetëm për rekordmenët e Ligës së Kampionëve gjen qasje në grumbullimin e pikëve të plota pas 6 javësh.

Trajneri i “galaktikëve”, Karlo Ançeloti, ka përmendur edhe shanset e ekipit të tij për t’i shkuar deri në fund trofeut, marrë në konsideratë dominancën e Realit, njëkohësisht eksperiencën e strategut italian në nivele kaq të larta:

“Sigurisht jemi aty kur flitet për kandidat në Champions. Kurorëzimi në një kompeticion kaq të fortë mbetet gjithmonë i vështirë. Objektivi ynë është të arrijmë deri në fund. Rreth gjendjes së Bellingamit do të shohim. Nëse krahasojmë Xhud me Kakanë, anglezi ka më tepër liri në fushë sesa ishlojtari brazilian dhe ky komponent e dërgon në një tjetër nivel.

Sistemi më parë në fushë dhe manovrimet e futbollistëve ishin fikse, ndërsa tashme kanë ndryshuar. Ndërsa mbi të ardhmen e Krosit dhe Modriçit, i shoh mirë, së bashku me Naçon. Dëshira është ta mbyllim me fitore Union Berlinin dhe të respektojmë konkurrencën, ndonëse e kemi siguruar vendin e parë dhe kalimin në fazën tjetër. Dueli mes Barcelonës dhe Gironës rezultoi shumë argëtues. Nuk dua të shkoj në analiza taktike, mjafton me kaq”, e mbylli Ançeloti.

PANORAMASPORT.AL

You may also like