Kërcënoi fqinjin me motorsharrë, ish-legjenda gjermane duhet të paguajë gjobën

by admin
Spread the love

Ish-portieri i kombëtares Gjermane, Jens Lehman, është i njohur në botën e futbollit për karakterin e tij të vështirë brenda fushës së blertë.

Ai mban rekordin si portieri më i ndëshkuar me kartonë të kuq në historinë e Bundesligës.

Por mesa duket këtë karakter ai e ka të lindur, pasi atë e shfaq edhe në jetën e përditshme.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, bëhet me dije se 54-vjeçari karakterin e tij të nxehtë e ka treguar edhe ndaj një fqinji të tij. Pas një debati me tone të larta me fqinjin e tij, Lehman ka marrë një sharrë elektrike duke e kërcënuar atë.

Por ky veprim i ish-portierit gjerman i ka kushtuar shtrenjtë, pasi është gjobitur me një vlerë të majme, që sipas mediave gjermane mësohet se shifra është rreth 420 mijë euro.

Ish-futbollistit që do i kushtojë shtrenjtë në aspektin financiar, ku sipas vendimit të gjykatës, Lehman duhet të paguajë nga 2 mijë euro në ditë deri në momentin e shlyerjes totale të shumës. Pra, i bie që Lehman ta shlyejë gjobën në 210 ditë nga momenti kur vendimi hyn në fuqi.

Lehman është justifikuar me faktin se sharrën e ka pasur në dorë pasi donte të shkurtonte vetëm gardhin rrethues, jo të kërcënonte fqinjin.

Kur policia mbërriti në vendngjarje, ai u largua me shpejtësi me makinën e tij sportive, që kishte e parkuar në një vend parkimi për persona me aftësi të kufizuara dhe me motor të ndezur. Lehman ka lëshuar sharrën në tokë dhe u largua me shpejtësi të madhe me makinën e tij.

You may also like