Këpucët 800 euro të Antonelës: “Kam qenë shitësja më e mirë në Evropë”

by admin
Spread the love

Antonela Berisha ishte e ftuara e radhës në “Ftesë në 5”.

Ajo foli për rrugëtimin e saj në Big Brother, prej momentit që i erdhi ftesa e më vonë për konfliktin e saj me Monika Lubonjën, së cilës i bërtiti se i kish shkelur këpucët duke përdorur frazën: “Kujdes, bëjnë 800 euro ato këpucë”.

E pyetur për punën që bën dhe si i fiton të ardhurat për të blerë veshje të shtrenjta, Antonela tha se është maniake për veshjet.

“Unë kam jetuar edhe para Për’puthen, kam punuar që para se të bëhesha 18 vjeçe, kam punuar kameriere, pastruese, e kam fituar lekun vetë. Të gjithë punonim, qeraja nuk është aq e madhe për 5 vetë. Rroga e parë zyrtare ka qenë kur isha stazhiste, 517 euro fiks. Punoja 6 ditë nga mëngjesi deri kur mbyllej, sapo kisha mbaruar shkollën. Puna më e mirë e paguar ishte kur në një markë franceze më ofruan punë dhe përveç rrogës, kisha dhe përqindje. Mora dhe titull si shitësja më e mirë në Europë”, tha ajo më tej./revistawho.com

You may also like