Këngëtarja rumune, Andreea Vilcan, e cila ka kënduar këngën “Mora Fjalë”, ka qenë sot në lidhje direkete në emisionin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” në RTV21.
Ajo në fillim të intervistës përshëndeti moderatorët e emisionit në gjuhën shqipe.
“Kam kërkuar të di më shumë për historinë e vendit të Kosovës dhe mësova edhe rreth Adem Jasharit”, ka thënë ajo, përmes një lidhje direkte.
Derisa ka shtuar se dëshiron që të realizojë një këngë në gjuhën shqipe, transmeton rtv21.tv.
“Mendoj se kam gjak shqiptari”, ka shtuar ajo.
Duke shpjeguar se ndihet shumë e lidhur me gjuhën shqipe./21Media