Kemi bërë shumë takime të fshehta! Ahmeti e pranon se ndryshimet në Kodin Penal janë bërë në konsultim me Gruevskin (VIDEO)

by admin
Spread the love

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në intervistën për TV21 ka pranuar se ndryshimet në Kodin Penal janë bërë në konsultim edhe me Nikolla Gruevskin. Madje, Ahmeti thotë se ai ka patur shumë takime të fshehta me ish kryeministrat Zoran Zaev dhe Nikolla Gruevski.

Takimet janë bërë në fshehtësitë më të mëdha mes meje Zoran Zaevit dhe Nikolla Gruevskit. Kemi biseduar me orë të tëra, me ditë të tëra. Erdhëm deri tek momentin kur u dakorduam të gjithë dhe në fund u tërhoq VMRO-ja”, ka deklaruar Ali Ahmeti.

Kujtojmë se votimi i ndryshimeve në Kodin Penal ka shkaktuar shumë reagime në opinion pë shkak se në mënyrë drastike është ulur dënimi për funksionarët të cilët keqpërdorin detyrën zyrtare. Mbi gjitha këto ndryshime i japin fund shumë lëndëve ku i akuzuar ka qenë ish kryeministri Nikolla Gruevski, dhe me këtë atij i hapet rruga për tu rikthyer në Maqedoninë e Veriut.

You may also like