“Ke çelësat e qytetit”, tifozët e Romës i qëndrojnë besnikë Mourinhos

by admin
Spread the love

“Besimi ynë, mentaliteti yt, ti ke çelësat e qytetit”. Me këtë fjali, tifozët e Romës i kanë shprehur besimin trajnerit të tyre, Jose Mourinho. Këtë gjë ata e kanë bërë duke vendosur një pankartë jashtë qendrës stërvitore të ekipit.

Nga ana tjetër edhe Mourinho ka bërë një deklaratë dashurie për ta pas sfidës ndaj Veronës ku Roma u ndal në një barazim 2-2. Në një postim në rrjetet sociale, “The Special One” shkroi “I dua këta njerëz, do të luftoj për ju”.

Kështu, tifozëria e Romës vazhdon të qëndrojë në krahun e Mourinhos. Përveç këtij gjesti, ata i kanë shprehur vazhdimisht mbështetjen e tyre teknikut portugez dhe klubit, duke rritur ndjeshëm edhe numrin e tifozëve në stadium. /oversport.tv

Foto: AS Roma Twitter

You may also like