Katër të mbijetuar nga përplasja e avionit rus në malet e Afganistanit (fotot)

by admin
Spread the love

Katër njerëz kanë mbijetuar dhe dy janë të zhdukur pas përplasjes së një avioni rus në malet verilindore të Afganistan, raportonte sot agjencia ajrore Rosaviatsia.

Avioni i  biznesit i tipit Falcon 10 po transportonte 10 njerëz nga India drejt një spitali në Rusi, para se të humbiste komunikimet.

Zyrtarët shpërndanin sot pamje të të mbijetuarve që transferoheshin me helikopter në një spital të Kabulit.

“Nga gjashtë njerëz në bordin e avioni katër çuditërisht kanë mbijetuar, ata kanë disa plagë por jo rrezik për jetën. Për fatin e dy njerëzve të tjerë është ende duke u hetuar”, tha agjencia Rosaviatsia duke cituar burime të ambasadës ruse në Afganistan.

Agjencia ruse RIA Novosti tha se dy pasagjerët e avionit ishin rusë, njëra prej të cilëve kishte nevojë për ndihmën mjekësore ndërsa tjetri ishte bashkëshorti i saj.

Avioni me dy motorë ishte prodhim francez i vitit 1978.

Një zyrtar në Afganistan tha për rrjetin AFP se mjeti ishte rrëzuar në provincën Badakhshan, e cila kufizohet me Kinën, Taxhikistanin e Pakistan.

Zyrtarët rusë thanë se po hetojnë për aksidentin.

Mali Hindu Kush ka majën më të lartë të Pakistanit, Noshaq, në 7,492 metra lartësi.