Katër policët e bllokuar në veri arrijnë të dalin në stacionin e Leposaviqit

by admin
Spread the love

Ishin të bllokuar për katër ditë rresht.

Kjo për shkak të vendosjes së barrikadave nga ana e serbëve lokalë në veri.

Por, më në fund katër policët që ishin me detyrë zyrtare kanë arritur të lëvizin drejt stacionit policor në Leposaviq.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë Baki Kelani.

“Referuar kërkesës suaj ju informojmë se, njësiti policor në përbërje prej katër zyrtarëve policor të cilët ishin me detyrë zyrtare në atë zonë, të njëjtit veçse kanë lëvizur mbrëmë për në stacionin policor Leposaviq, ku edhe qëndrojnë”, tha Kelani.

Policia gjatë ditës ka bërë të ditur se situata në veri edhe sot është e njëjtë, ku dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Organet e rendit njoftojnë se edhe sot situata e sigurisë në veri të vendit është e njëjtë.

Policia thotë se barrikadimi dhe aktet e tjera kriminale kanë vështirësuar punën e institucioneve të sigurisë.

Ky institucion thekson se punën e vet e bazon në profesionalizëm, njofton Klankosova.tv/Klankosova.tv

Pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura

You may also like