Katër kilogramë më pak dhe më pak yndyrë në bark me këtë frut para vaktit

by admin
Spread the love

Ngrënia e një molle në ditë ndihmon në djegien e yndyrës së barkut dhe mund të kontribuojë në humbjen e peshës që mund të arrijë deri në katër kilogramë në vit.

Përmbajtja e fibrave të këtij fruti krijon një ndjenjë të ngopjes, kështu që ngrënia e tij para vaktit kontribuon në ngrënien e sasive më të vogla të ushqimit, si dhe shmangien e ushqimeve të tjera jo të shëndetshme.

Sipas nutricionistit të njohur Rob Hobson, mollët të ngopin tre herë më shumë se një çokollatë dhe sigurisht janë më të shëndetshme.

“Mollët përmbajnë 1,2 gr fibra diete për 100 gr fruta, gjë që na bën të ndihemi të ngopur dhe parandalon dhimbjet e urisë, veçanërisht kur hahen para vaktit”, thotë zoti Hobson.

“Pektina, fibra që gjendet tek mollët, ndihmon gjithashtu në rregullimin e baktereve në zorrë (mikrobiomën), shumëllojshmëria dhe ekuilibri i të cilave lidhet me parandalimin e shtimit të peshës dhe akumulimit të yndyrës në trup”, shton eksperti.

Ngrënia e një molle në ditë për një vit konsiderohet gjithashtu një plan premtues nga dietologia Lucy Daëson, e cila tha se “ngrënia e një molle çdo ditë para darkës mund të jetë zgjidhja për të hequr qafe kilogramët e tepërt”.


Top Channel

You may also like