Katër gola radhazi/ Loftus-Çik si Kakaja në 2007, anglezi i sjell fat “Djallit”

by admin
Spread the love

Katër gola për Ruben Loftus-Çik në katër ndeshje të Ligës së Europës. Asnjë mesfushor kuqezi nuk kishte pasur një fillim kaq brilant: një javë më parë anglezi pati barazuar arritjet e Zvonimir Boban në 1995, duke shënuar një gol kundër Zaglebie Lubin në “San Siro” dhe një dygolësh në sfidën e kthimit në Poloni.

Pas dy golave në ndeshjen e parë të play-off-it kundër Ren, Loftus-Çik shënoi në ndeshjen e parë të raundit kundër Slavia Pragës dhe e bëri sërish dje.

Duke i zgjeruar të dhënat e shënimit në një kuptim absolut, 28-vjeçari është mesfushori i parë i Milanit që ka shënuar të paktën katër gola në një sezon të vetëm në kompeticionet kryesore evropiane që kur diçka të tillë e bënte një farë Rikardo Kaka në 2006-07.

Fantazisti brazilian do të rezultonte ylli i atij edicioni të Ligës së Kampionëve, i cili u fitua gjithashtu nga Milani dhe ku Kaka u bë golashënuesi më i mirë i turneut.

PANORAMASPORT.AL

You may also like