Kategoria e Parë: Skënderbeu-Flamurtari dhe Dinamo-Turbina live në Oversport dhe Tibo

by admin
Spread the love

Do të rikthehet në fundjavë Kategoria e Parë, që do të luajë ndeshjet e javës së 9-të, të shtunën dhe të dielën.

5 takime do të luhen ditën e shtunë, ku spikat përballja mes Skënderbeut dhe kryesuesve të Flamurtarit, që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport në orën 16:00.

Të dielën do të zhvillohen dy takimet e tjera të kësaj jave dhe sfidën mes Dinamos dhe Turbinës, do të mund ta ndiqni live në Oversport dhe Tibo në orën 13:30.

Rivaliteti në Kategorinë e Parë është shumë i madh, pasi janë të shumta skuadrat me traditë, që militojnë në këtë turne dhe synojnë ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar. Pas tetë javësh kampionat, kryeson tabelën e klasifikimit Flamurtari me 17 pikë, që ndiqet nga Dinamo (15 pikë) dhe Korabi (13 pikë). Skënderbeu, Luzi, Besa dhe Tërbuni ndjekin në kuotën e 12 pikëve (kujtojmë që korçarët dhe Apolonia kanë një ndeshje më pak). / Oversport.tv

Kategoria e Parë / Java e 9-të

E shtunë 5 nëntor

Lushnja-Luzi                       13:30

Tërbuni-Besa                     13:30

Oriku-Korabi                      13:30

Tomori-Besëlidhja           13:30

Skënderbeu-Flamurtari 16:00

E dielë 6 nëntor

Dinamo-Turbina               13:30

Burreli-Apolonia               13:30

You may also like