Kategoria e Parë/ Elbasani “rrëmben” kreun, Bylisi “bie” në Kavajë

by admin
Spread the love

Elbasani nuk gaboi në ndeshjen e javës së 24 në Kategorinë e Parë teksa fitoi në transfertë me rezultatin e thellë, 0-5 ndaj Besës. “Verdheblutë” shënuan tre gola në fraksionin e parë falë një dygolëshi të Grecës dhe një tjetri të Hoxhajt, ndërsa në pjesën e dytë, festës iu bashkua edhe Hasani e Leo Melo.

Pas këtij suksesi, verdheblutë ruajnë kryesimin me 56 pikë dhe i afrohen gjithnjë e më shumë rikthimit pas shumë vitesh në Superiore. Nga ana tjetër, mbetet në vendin e 10 me 19 pikë. Ndërkohë, Flamurtari fitoi po ashtu në transfertë me rezultatin 0-2 përballë Kastriotit. Vlonjatët shënuan dy gola në pjesën e dytë me Vucaj dhe Souza Oliveira.

Pas kësaj fitoreje, “Kuqezinjtë” ngjiten në kuotën e 45 pikëve në vend të katërt ndërsa nga ana tjetër, Kastrioti mbetet me 23 pikë në vendin e nëntë. Në ndeshjet e tjera të javës së 24, derbi mes Lushnjes dhe Apolonisë u mbyll në barazim 1-1, ndërsa Burreli mposhti Vorën 2-1, Korabi fitoi me Tomorin 2-1 ndërsa Luzi mposhti Bylisin 3-1. /i.m /abcnews.al

You may also like