Kate Middleton diagnostifikohet me kancer, princesha thyen heshtjen: Këta janë muaj të vështirë

by admin
Spread the love

 

 

Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka thyer më në fund heshtjen dhe ka dalë publikisht për të thënë se është në fazat e hershme të trajtimit pas diagnostifikimit me kancer.
Në një deklaratë video, Catherine thotë se ishte një “shok i madh” pas një “dy muajsh tepër të vështirë”.

Por ajo dërgoi një mesazh pozitiv, duke thënë: “Jam mirë dhe po forcohem çdo ditë e më shumë”.

Detajet e kancerit nuk janë bërë të ditura, por Kensington Palace thotë se ka besim se princesha do të shërohet plotësisht.

Deklarata e princeshës shpjegon se kur ajo bëri një operacion abdominal në janar, nuk dihej që kishte kancer.

“Sidoqoftë, testet pas operacionit zbuluan se kanceri ishte i pranishëm. Prandaj ekipi im mjekësor më këshilloi që duhet t’i nënshtrohej një kursi të kimioterapisë parandaluese dhe tani jam në fazat e hershme të këtij trajtimi,” tha princesha.

Ajo tha se po mendonte për të gjithë ata që janë prekur nga kanceri, duke shtuar: “Për të gjithë ata që përballen me këtë sëmundje, në çfarëdo forme qofshin, ju lutemi mos e humbni besimin apo shpresën. Nuk jeni vetëm”.

Catherine tha se rikuperimi nga operacioni i saj kishte marrë kohë dhe prioriteti tani ishte familja e saj.

You may also like