Katar 2022 nën shenjën e Francës, “gjelat” thyejnë rekorde në këtë Botëror

by admin
Spread the love

Franca e cila mori suksesin e parë në Kupën e Botës të organizuar në shtëpi, mund të themi se ia ka hequr rolin e Kombëtares “mbretëreshë” Brazilit. Dominimi i “gjelave” duket se po vazhdon edhe më shumë, të cilët do të përballen me Argjentinën në finale të dielën.

Në shtatë edicionet e fundit të Botërorit, Franca ka qenë plot katër herë finaliste. E para në 1998 kundër Brazilit, e dyta në 2006 kundër Italisë ku humbën me penallti dhe dy të fundit në 2018 dhe 2022.

Një nga faktorët kryesorë të “gjelave” në këtë Botëror, padyshim që është Kylian Mbappe, i cili ka shënuar 5 gola dhe asistuar dy herë. Megjithatë ky i fundit ka thyer tashmë një rekord të legjendës Pele. Sulmuesi i Psg në moshën 24-vjeçare, ka shënuar 9 gola në Kupën e Botës ndërsa Pele shtatë të tillë. Mbappe tani mund të synojë edhe rekordin e Miroslav Klose që është golashënuesi më i mirë në Botëror me plot 16 gola të shënuar.

Për sa i përket teknikut Didier Deschamps, ky i fundit është bërë trajneri i katërt që shkon në dy finale të Botërorit radhazi. Përpara tij e kanë bërë teknikët Vittorio Pozzo, Carlos Bilardo dhe Franz Beckenbauer. Ish-mesfushori i Juventusit, kërkon të barazojë rekordin e Pozzo i cili arrit t’i fitonte të dyja finalet radhazi me Italinë më 1934 dhe 1938. /oversport.tv

Foto: FIFA World Cup, Facebook

You may also like