Kasimpasa 1-3 Sivasspor/ Florent Hadergjonaj nga më të mirët në humbjen e ekipit të tij, me këtë notë u vlerësua mbrojtësi kosovar

by admin
Spread the love

Në javën e 17-të të Superligës, Sivasspor mposhti 3-1 Kasimpasa si mysafir dhe arriti fitoren e 4-të radhazi.

Sivasspor, e cila ishte në disavantazh 1-0 pas pjesës e parë të ndeshjes, në fund fitoi 3-1 me golat e shënuar në pjesën e dytë.

Golat e fitores për ekipin vizitues i shënuan Faycal Fajr në minutën e 50-të dhe Mustapha Yatabare në minutën e 76-të dhe 81-të. Goli i vetëm për mysafirët u shënua nga Samba Camara në minutën e 43-të.

Për Kasimpasan, u paraqit edhe mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës – Florent Hadergjonaj, i cili zhvilloi të gjitha 90 minutat.

Pas ndeshjes, “SofaScore” e vlerësoi paraqitjen e kosovarit me notën 6.8, një nga më të lartat në ekipin e tij.

Pas këtij rezultati, Demir Grup Sivasspor, i cili e rriti serinë e fitoreve në 4 ndeshje, ka 25 pikë dhe renditet në vendin e 7-të.

Kasimpaşa, e cila nuk ka mundur të fitojë në 6 ndeshjet e fundit në ligë, ka mbetur në vendin e fundit me 11 pikë. /Insporti.com/

You may also like