Karlo i bën vend Mbapesë, Reali bëhet “rock and roll”. Si pritet të rreshtohen “los blancos” me francezin

by admin
Spread the love

Tymi i bardhë ka nisur të shfaqet, ndonëse jo i plotë. “Kilië Mbape ka mbyllur gjithçka 100% me Madridin”, ka pranuar presidenti i Paris SG-së, Naser Al-Khelaifi për një person të cilit i beson, siç raportohet nga “AS”.

Nënshkrimi i kapitenit të Kombëtares spanjolle do të jetë qershia mbi tortë në Madrid. Një sulmues me të cilin mund të kompletohet një skuadër e bardhë e krijuar, sezon pas sezoni, me kujdes dhe shqyrtim të përpiktë të tregut. Politika e sekretariatit teknik ka qenë e qartë, jo arnime, por objektiva madhorë dhe afatgjatë. Vetëm kështu mund të shpjegohet dhe lënia bosh e numrit 9 pas largimit të kapitenit Benzema drejt Arabisë Saudite. Gjithçka tregon se Ançeloti do të ketë sulmuesin e tij. Dhe ky është momenti kur magjitë do t’i duhen trajnerit italian për t’i bërë një vend në ekip sulmuesi francez. Duke presupozuar se Kros do të jetë jashtë ekuacioni – mesfushori nuk e ka vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij, teksa kontrata me Realin i përfundon në mbyllje të sezonit – Ançeloti ka paraprakisht tre variante në mendje për përfshirjen e Mbapesë në skemat e tij.

“ROCK AND ROLL” – Varianti i parë është një “rock and roll” i pastër. Paparashikueshmëri, muskuj dhe shpejtësi. Prototipi 4-3-3 në kohën e “BBC”-së (Bejl-BenzemaC(K)ristiano), me Valverden si anësor fals. Shkurtesat nuk përshtaten me të njëjtën thjeshtësi si Benzema, Bejl dhe Kristiano, por Rodrigo, Mbape dhe Vinicius nuk kanë nevojë për lojë fjalësh. Tre sulmues që në çdo rast mund të ndryshojnë pozicionet e tyre. Por me avantazhin se Luis Enrike i ka bërë një dhuratë Ançelotit, duke i dhënë aktualisht një pozicion më qendror Mbapesë si një numër 9. Nga 32 golat dhe shtatë asistimet e Mbapesë, 20 rrjeta dhe 6 pasime për gol kanë ardhur në 18 ndeshjet ku ai ka qenë numri nëntë i PSG-së. Faktet varrosin çdo debat. Ky është një vizatim që largon Bellingamin, apriori, nga zona dhe lë Kamavingën ose Tçuamenin jashtë viktimë. Sepse Valverde është i panegociueshëm për Ancelottin.

DY SKEMAT E TJERA – Janë skema që, në letër, do të penalizonin Rodrigon. Emrat nuk ndryshojnë. Valverde, Tçuameni, Kamavinga, Bellingam, Mbape dhe Vinicius do të jenë të gjithë aty titullarë. Ançeloti, pasi zbuloi potencialin e tij sulmues, projektoi një romb me një protagonist shumë të qartë: Bellingam. Si mesfushor ose le të themi si një gjysmësulmues, anglezi e “kristianizoi” fillimin e tij të sezonit, duke shënuar mesatarisht një gol për ndeshje. Bellingam ishte kanalizues i gjithçkaje, i shoqëruar nga Valverde dhe Kamavinga nga brenda dhe Tçuameni si një mur para mbrojtjes. Një mbështetje solide, me Vinicius dhe Mbapenë si gjahtarë në krye. Problemi? Përpjekjet shtesë mbrojtëse që duhet të bëjnë dyshja e sulmit frankobraziliane… Këtu shfaqet plani C. Skema me mbrojtjen e blinduar. Një 4-4-2 që ka marrë peshë me kalimin e sezonit të bardhë. Kros dhe Valverde janë dy dirigjentë në mesfushë, ndërsa në krahë mbështeten nga Bellingam në të majtë e Valverde në të djathtë. Por me Krosin jashtë ekuacioni, qendra e mesfushës do të ketë dy padronë të rinj, dyshen franceze KamanvingaTçuameni. Një skemë e tillë do t’i jepte më shumë fushë dhe më shumë liri veprimi dyshes Vinicius-Mbape në frontin e parë. Për më shumë kjo skemë nuk e penalizon shumë Bellingamin, pasi ai përshtatet në mënyrë perfekte në krah për të depërtuar nga brenda, ndërsa fiziku i tij imponues i lejon atij të mbulojë shpinën e Vinit.

STOLI I ARTË – Këto janë tre alternativa, por që do t’i nënshtrohen vazhdimësisë së legjendave si Kros dhe Modriç dhe që do të kishin një “gardërobë” të mrekullueshme. Brahim Diaz ka vend në të gjitha skemat, qoftë si sulmues, mesfushor apo i profilizuar në ndonjë nga krahët. Rodrigo do të ishte një titullar i padiskutueshëm në shtytje të vazhdueshme për të rikuperuar penalizimin për shkak të skemës së Ançelotit. Këtu shtohen dhe lojtarë si Endrik që pritet në korrik, Gyler e Sebajos.

8

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

You may also like