Kardinale rrëfehet në SHBA: I kënaqur me disa rezultate, stresi më i madh në jetë është… Milani

by admin
Spread the love

Xherri Kardinale ka dhënë së fundmi një intervistë për “GQ Sports”. Në revistën prestigjioze ai ka treguar shumë aspekte të punës së tij, por sekuencat e zgjedhura kanë të bëjnë kryesisht me Milanin dhe idenë e investimit në klubin 19 herë kampion i Italisë.

Si e bletë Milanin?

Me të njejtën praktikë që veprohet në këtë rast. I hedh një sy shifrave vjetore dhe nisin bisedimet. Nuk ka shumë rend në vlerësime të tilla dhe në shumicën e rasteve vlen marrëveshja mes kërkesës dhe ofertës.

Është e vërtetë që në Milano keni një shtëpi me qera dhe pronari i saj është aq milanist i thekur sa ka DVD mbi fitoret e Milanit?

Në fakt, ka edhe një kopje të “La Gazzetta dello Sport” në ditën e titullit të fundit që është në kornizë, por nuk më pëlqen që ka dalë edhe ky lajm. Di të them se të qenurit pronar i një klubi të Serisë A më streson shumë. Është një lloj presioni që nuk e kisha ndjerë kurrë më parë në jetën time.

Sa i kënaqur jeni me investimin te kuqezinjtë?

Si investitor kam arritur rezultate të mira duke shmangur lidhjet emocionale. Ideja ime është që investimi në sport të trajtohet si ato që ndodhin në çdo fushë tjetër. Është e lodhshme të menaxhosh kaq shumë para, të zotërosh prona dhe të jesh emri i besuar i palëve të treta.

Keni investuar në Francë përpara Italisë. Përse?

Sepse nuk kishte shtrëngime dhe rregulla për paratë. Fonde sovrane, oligarkë apo thjesht të pasur, kushdo mund të blejë një klub. Kjo mungesë rregullash, ama, ka shumë aspekte negative e ndër të cilat është mungesa e një tavani për rrogat. Në Shtetet e Bashkuara ka shumë rregull në këto aspekte, ndërkohë që Europa është si xhungël.

Thatë që e shmangni aspektin emocional, por në të njëjtën kohë ka zëra që Milani ju ka rrëmbyer zemrën.

Sporti të merr një kohë e cila shkon nga dy deri në katër orë të shpirtit, kështu që merreni me mend vetë.

Nëse të gjitha skuadrat bëhen prona të qeverive çfarë do të ndodhte?

Biznes i madh edhe vetë njeriu. Vështirë që këto të dyja të mos shkatërronin njëra tjetrën.

Cili është plani për Milanin?

Deri tani kemi ecur mirë. Vërtet mungojnë disa hapa në rritjen tonë, por kemi pasur edhe problematika që nuk mund të parashikoheshin. Bilancin do ta bëjmë në fund.

PANORAMASPORT.AL

You may also like