Kapri: Kurti i ndërpreu paratë e krimit që hynin në veri të Kosovës

by admin
Spread the love

Studiuesi Erald Kapri ka mbështetur vendimin e Kurtit për dinarin, duke theksuar se në këtë formë ndërpreu paratë e krimit që hynin në veri të Kosovës.

I ftuar në “Top Story”, Kapri theksoi se në planin afatgjatë Kosova po përfiton vëmendjen e duhur dhe po rrit presionin ndaj Beogradit zyrtar.

Kapri: Me çfarë i financon strukturat paralele Vuçiçi në Kosovë? Me dinar. Të gjitha veprimet që po ndërmerr qeveria Kurti është të ndërpresë paratë e krimit që hynin në veri të Kosovës për të minimizuar efektin e Serbisë. Unë jam i mendimit se një ditë do të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi…

Duma: Për cilët shqiptarë flet LVV që ndikojnë në veri? Ti i fut një ndezes hapësirës shqiptare që mund të të bëjë të shohësh hije kudo… Kurti do të minimizojë efektin e Serbisë, a ja rrit kostot amerikës? A po e përkeqëson situatën Kosova me Serbinë?

Kapri: Si një person kundër Kurtit, unë mendoj se Kosova po përfiton në planin afatgjatë vëmendjen e duhur dhe po rrit presionin. Vuiçiçi nuk është më aq i fortë sa ka qenë për shkak edhe të rezultatit të fundit me zgjedhjet dhe kemi një Beograd më të dobët.

Zaimi: Vuçiç i dobët?

Kapri: I kanë marrë kontrollin e veriut. Veriu nuk ruhej ishte një khasapanë. Të paktën tani kanë çuar policinë. Unë e kuptoj që me amerikanët duhet të jemi të kujdesshëm, por në gjithë këtë stabilokraci 20-vjeçare a jemi të kujdesshëm me rezultatin? Jo, jemi ende në stanjacion.

Duma: Pse nuk investohet ekonomikisht? Ajo që thotë Kurti se nuk duhet të futen para me thasë, dakord. Por, pse nuk ke investuar ti ekonomikisht tek shqiptarët në veri për t’u dhënë një prespektivë?

Kapri: Natyrisht, por kjo është çështje tjetër. Unë dështim të politikës së Kurtit konsideroj faktin se nuk arritën të integrojnë politikisht veriun e Kosovës. Nuk ka investuar në përqasjen e serbëve drejt qeverisë. Nuk Kurti fatkeqësisht nuk e ka parë ideoligjikisht këtë më parë, por po e sheh tani. Madje edhe në OKB përmendi emrin e shumë serbëve që kanë dhënë një kontribut.


Top Channel

You may also like