Kapiteni i Cityzens beson te “tripleta”: Të ruajmë formën e të mbyllim një sezon fantastik

by admin
Spread the love

Kapiteni i Manchester City, Ilkay Gundogan, tregon se ekipi i tij duhet të ruajë qetësinë që të realizojë objektivat sezonalë.

“Kemi zhvilluar një sezon shumë të mirë, jemi shumë pranë mbrojtjes së titullit, jemi në finalen e FA CUP, dhe po luajmë mundësitë tona për finalen e Champions League. Ne duhet të fokusohemi në çdo ndeshje. Në këtë fazë të sezonit nuk ka rëndësi kush luan, duhet të ruajmë forcën e grupit dhe vetëm falë bashkimit ne fitojmë.

Duhet të mbajmë këtë formë që kemi tani, në rast se duam të mbyllim një sezon fantastik. Duke luajtur në çdo 3-4 ditë, nuk kemi shumë kohë të pushojmë, ndaj ato ditë që kemi duhet t’i shfrytëzojmë.

Manchester City është shumë pranë realizimit të çdo objektivi të këtij sezoni. Në rast se fiton “tripletën”, do të bëhej ekipi i dytë anglez që e arrin këtë sukses, pas Manchester United të Sir Alex Ferguson në vitin 1999.

You may also like