Kandidati për president të FFK-së, Remzi Ejupi e quan uzurpator Agim Ademin

by admin
Spread the love

Kandidati për Kryetar të FFK’së, Remzi Ejupi ishte i ftuar në emisionin “Prime Time” të Kanal 10, ku ka diskutuar shumë qështje, nga kandidatura e tij, deri tek problemet dhe ankesat e tij ndaj FFK’së, më saktë ndaj Kryetarit aktual të FFK’së, Agim Ademit, shkruan Insporti.

Ejupi ka pretendon se Agim Ademi ka uzurpuar një fushë që qeveria e kishte ndarë për klubin e Prishtinës.

“E kemi një konflikt pasi që ka uzurupar fushën për stërvitje të cilën Qeveria e Kosovës e ka ndarë për FC Prishtinën. Agim Ademi e ka bërë një fushë brenda fushës sonë. E ka formuar një klub në emër të një familjari të vet. Ai ka ka dërguar vetëm një bari sintetik. Ai po luan ping-pong me ne pasi që herë na dërgon në Ministri herë në Komunë herë në FFK. Ne e kemi denoncuar dhe kanë qenë edhe Policia e Kosovës. Ne ishin tolerant dhe e lejuam. Ai pretendon se e ka blerë atë tokë, por nuk mund të blihet toka që është ndarë për neve” – tha Ejupi për “Prime Time” në Kanal 10, përcjell Insporti.

Kujtojmë se, pas 18 viteve në krye të klubit të Prishtinës, Remzi Ejupi ka vendosur që të mos vazhdojë më si president i klubit “bardhekaltër”. Nën udhëheqjen e tij, Prishtina ka fituar gjashtë tituj të kampionit.

Ndryshe, zgjedhjet për të parin e FFK do të mbahen në muajin korrik. Këtë pozitë aktualisht e mban Agim Ademi, i cili e ka zëvendësuar Fadil Vokrrin pasi kishte ndërruar jetë më 9 qershor të vitit 2018.

/Insporti.com

You may also like