Kampionia 15-vjeçare/ Peshëngritësja mori 3 medalje ari në Kampionatin Europian U15

by admin
Spread the love

Teksa arriti një sukses të jashtëzakonshëm në Kampionatin Europian të peshëngritjes U15, duke marrë plot 3 medalje ari vajza nga Elbasani, Enkileda Carja, rrëfen emocionet kur valëviti flamurin kombëtar.

“Me trajerin kemi 6 vite që stërvitemi fort çdo ditë, edhe mendoj që ishte rezultat i pritshëm dhe ndihem shumë e lumtur për arritjet e mija.  Emocionet ishin shumë të forta dhe u ndjeva shumë krenare që ia arrita të bëj krenare Shqipërinë”, tha Eklileda Carja.

Ndërkohë 15 vjeçarja flet për vështirësitë dhe sakrificat teksa duhet të përgatitej fort për kampionat dhe për provimet e klasës së 9.

“Në fakt ka qenë pak e vështirë të merresh edhe me shkollën edhe me stërvitjen por i kemi koordinuar të dyja dhe ia kam dalë mirë.  Të merresh me sport që e vogël është gjë shumë e mirë, të ndihmon në çdo gjë”, tha ajo.

Eglantina Çuni ka filluar të punojë me Enkiledën që kur ajo ishte 9 vjeçe, mes sfidave dhe vështirësive, ato sot bënë krenarë Shqipërinë ndërsa vijojnë përgatitjen për kampionatin e radhës.

“Neve aktualisht aktivitetin e radhës e kemi në Rumani në datën 28. Shpresojmë të futemi në pjesën e podiumit por edhe nëse jemi në vendin e pestë apo gjashtën nuk është pak për një 15-vjeçare të marri pjesë tek U-2-, sepse sportistet e tjera janë 20-vjeçare”, tha Eglantina Çuni.

15 vjeçarja nga Elbasani vendosi 3 rekorde absolute në të gjitha disiplinat, pasi fillimisht në shkëputje në provën e dytë realizoi 84 kilogramë, ndërsa me pas në shtytje po në provën e dytë realizoi saktë për 100 kilogramë.


Top Channel

You may also like