Kampioni evropian e botëror vdes gjatë luftimeve në Ukrainë

by admin
Spread the love

Kampioni i botës në kik-boks, Sergej Lysyuk vdiq nga plagët e marra në fushën e betejës në Donbass gjatë luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, njoftojnë mediat e huaja.

Lysyuk, një kampion i shumëfishtë ukrainas, evropian dhe botëror, u vra në luftimet pranë Avdeyevka. Siç njoftoi Komiteti për Rininë dhe Sportin e Radës, ai ra në një minë më 12 nëntor. Atletit i është prerë menjëherë këmba, por nuk ka mundur t’i shpëtohet jeta. Mjekët luftuan për jetën e tij për dhjetë ditë në spitalin në Dnipropetrovsk, por Sergej vdiq më 22 nëntor.

Varrimi i Lisjukut do të bëhet të premten, më 24 nëntor, në vendlindjen e tij Chernigov.

Lisjuk mbante gradën e majorit dhe punoi si mësues në Departamentin e Kulturës Fizike në Akademinë e Shërbimit të Ndjekjes Shtetërore.

Sergej Lysyuk do t’i bashkohet radhëve të sportistëve që dhanë jetën për Ukrainën. Vitin e kaluar, Komiteti Sportiv i Ukrainës, së bashku me Ministrinë e Rinisë dhe Sporteve të këtij vendi, lansuan projektin “Engjëjt e Sportit – Requiem për atletët e humbur ukrainas”.

Kjo listë përfshin aktualisht rreth 300 atletë ukrainas që vdiqën në konfliktet me Rusinë./Lajmi.net/

You may also like