Kamioni përplas postbllokun e policisë në Spanjë! Situatë e rëndë në vendin e ngjarjes

by admin
Spread the love

Gjashtë persona u vranë, dy prej të cilëve oficerë policie dhe katër civilë, kur një kamion përplasi aksidentalisht një pikë kontrolli të uniformave blu në Spanjën jugore.

Tre policë të tjerë të Guardia Civil u lënduan gjithashtu në incidentin që ndodhi ditën e sotme në një autostradë në jug të Seviljes.

Pika e kontrollit ishte ngritur si pjesë e një operacioni rutinë të policisë për të parandaluar trafikun e drogës, por që rezultoi fatale për disa persona.

Pas aksidentit, shoferi u arrestua, por raportet e mediave njoftuan se ai kishte rezultuar negativ për alkool dhe drogë. Nga ana tjetër në kamion ndodhej edhe një shofer i dytë që ishte duke fjetur në atë moment.

Në aksidentin rrugor u përfshinë kamioni që transportonte perime, tre automjete private dhe katër makina policie.

Spanja është një nga pikat kryesore të hyrjes për drogën në Evropë duke pasur parasysh lidhjet e saj të ngushta me Amerikën Latine, e cila është burimi kryesor i kokainës, dhe afërsia e saj me Marokun, i cili është një burim kryesor i kanabisit.

 


Top Channel

You may also like