Kamarieri po kryente një manovër me zjarrin, flakët përhapen/ Një i vdekur dhe 10 të plagosur në Madrid

by admin
Spread the love

Dy persona kanë vdekur dhe 10 të tjerë janë plagosur në Madrid pas një zjarri në restorant – që besohet se është shkaktuar nga një kamerier duke kryer një taktikë.

Zjarri ra në Burro Canaglia Bar and Resto, një restorant italian në lagjen Salamanca të kryeqytetit spanjoll të premten.

Dëshmitarët okularë pohuan se zjarri filloi pasi një kamarier kreu një ‘flambe’ – një teknikë gatimi ku tek ushqimi hidhet alkool dhe i vihet flaka.

Flakët nga pjata u përhapën në mure dhe tavan, tha dëshmitari okular për gazetën spanjolle El Pais.

Shërbimet e urgjencës thanë se zjarri filloi pranë hyrjes së restorantit dhe bllokoi rrugën kryesore të arratisjes për darkuesit.

Policia spanjolle po heton shkaqet e zjarrit.


Top Channel

You may also like