Kam tradhëtuar në jetë, për momentin jam beqare, se s’dua të merrem. Jam shumë e bukur

by admin
Spread the love

Edhe pse nuk është një personazh shumë i njohur nga publiku shqiptar përmes ekranit, ajo është bërë shumë e njohur përmes rrjetit social “TikTok”, ku shpeshherë ndan me fansat video humoristike. Bëhet fjalë për Kiçen, e cila ishte një nga telefonueset e radhës në emisionin e mëngjesit “Aldo Morning Show”, ku dha mendimin e saj rreth temës së ditës së sotme.

“Më mirë të zgjedhësh ta kalosh jetën me një burrë serioz apo me një burrë karagjoz” ishte tema e diskutuar sot, teksa përgjigjja e Kiçes ishte e dyfishtë, pasi nga njëra anë shprehej se e donte serioz dhe nga ana tjetër thonte se e donte ‘funny’ siç edhe ajo vetë është.

Ndër të tjera, Kiçja ka treguar se më e rëndësishme për të është që mos ta tradhëtojë, ndërsa ka zbuluar se atë e kanë tradhëtuar në jetë, por as ajo vetë nuk ia ka lënë mangut, duke e tradhëtuar.

Aldo: Le ta themi në moshën 30 vjeç, të duhet “funny” apo serioz, sepse jeta nuk është “au-iu”, thonë plakat.

Kiçja: Burri duhet ti ketë të gjitha nga pak.

Aldo: Jo të gjitha nga pak mos e thuaj, pse e thua të gjitha nga pak.

Kiçja: Po unë kam  mendimin tim.

Aldo: Po një gjë mund ta ketë çik më shumë.

Kiçja: Jo shumë, jo. Jo të bëj si budalla. Dua një burrë serioz. Domethënë, jo shumë serioz.

Megi Latifi: Po ndaje pra.

Kiçja: “Funny” më pëlqen më shumë.

Aldo: Një djalë që ty të bën të gëzuar, të qeshësh, të ngacmon ndonjë çik…

Kiçja: Të  mos më tradhtoj, se e  griva pastaj. I bëj thirrje të gjithë burrave, ai që do vij e do bëhet pjesë e jetës sime të mos më tradhtoj sepse do iket shumë keq punët.

Megi Latifi: Të kanë tradhtuar ndonjëherë o Kiçe?

Kiçja: Normale që më ka tradhtuar  dhe e kam tradhtuar.

Aldo: U i raftë pika! Edhe e ke tradhtuar?! Nga pak besoj. Për hakmarrje?

Kiçja: Për hakmarrje normale. Unë për momentin jam beqare. Jo se nuk gjej dot të dashur, se jam shumë e bukur për të gjetur të dashur, por nuk dua të merrem fare.

You may also like