‘Kam shtuar në peshë’, Bebe Rexha i kthehet komentuesve: Më pëlqen të ha!

by admin
Spread the love

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, me kalimin e viteve është komentuar edhe për peshën e saj. Shumë e vetëdijshme për ndryshimet që ka pësuar, këngëtarja ka bërë një kërkim në TikTok me shkrimin “Pesha e Bebe Rexhës”.

Ajo ka parë disa nga komentet e fansave të saj, të cilat më pas i ndau edhe me ndjekësit e saj në rrjetin social Twitter. Rita shkruan se është shqetësuese t’i shohësh komentet dhe se nuk është e mërzitur që i sheh këto komente. Ndër të tjera, ajo falënderon ndjekësit që e duan pa kushte.

“Ti shohësh është shumë shqetësuese. Unë nuk jam e mërzitur sepse është e vërtetë. Kam shtuar në peshë. Por kjo është thjesht e keqe. Faleminderit të gjithë njerëzve që më duan pa marrë parasysh çfarë”, Rexha në Twitter.

Më tej, ajo publikoi një tjetër status në Twitter, ku shkruante: “Unë gjithmonë kam vuajtur me peshën time. Më pëlqen të ha”.

You may also like