‘Kam qenë 12 vjeç kur jam dashuruar për herë të parë’, Luizi tregon dashurinë me këngëtaren e njohur

by admin
Spread the love

Gjatë mbrëmjes së kaluar, në shtëpinë e “Big Brother VIP2” u krijua këndi i dashurisë, ku Vëllai i Madh i ndau konkurrentët në disa çifte, të cilët pasi lexonin pyetjet pikante të bëra nga Vëllai i Madh, jepnin përgjigjet e tyre. Këngëtari Luiz Ejlli ishte në çift me Dea Mishel.

Luizit i ra një pyetje mjaft interesante nga Vëllai i Madh, ku duhet të përgjigjej lidhur me ndjenjat e tij dhe dashurinë e tij të parë. Këngëtari rrëfeu se ka qenë vetëm 12 vjeç kur është dashuruar për herë të parë. Dhe gjejeni pak ‘fatlumen’?

Pikërisht ylli i muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, pas së cilës Luizi deklaroi se ‘shkatërrohej’ sa herë e shihte dhe ulej në gjunjë para televizorit. “Kam qenë 12 vjeç dhe jam dashuruar me Parashqevi Simakun. U shkatërrohesha moj, ulsha në gjunjë para televizionit.

Dilte ajo në televizion, unë sytë xixa. Ajo ka qenë super dashuri”- ka rrëfyer Luiz Ejlli, i cili në shtëpinë e Big Brother është lidhur me moderatoren Kiara Tito. Çifti duken shumë të lumtur së bashku, teksa së fundmi, Luizi i ka dedikuar edhe një këngë.

You may also like