“Kam përjetuar ankth”, Teuta Krasniqi zbulon gjendjen emocionale që kishte kaluar pas ndarjes nga Blero

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Aktorja Teuta Krasniqi dhe këngëtari Blerim Muharemaj – Blero, janë ndarë prej shtatë vitesh martesë të cilëve iu lindi edhe vajza e tyre e vetme, Tara.

Dyshja janë një nga ish – çiftet më të bujshmet të showbizit shqiptar të cilët tronditën opinionin me lajmin rreth ndarjes, shkruan “Kosovarja”.

Aktorja e njohur së fundmi ka qenë e ftuar në emisionit “8a8” me Adelina Ismailin, derisa është kthyer pas për të folur për atë që kishte përjetuar pas ndarjes nga Blero.

“Është interesant mua shpesh më bie në disa situata që ta thyej një farë akulli që mandej bëhet më e lehtë. Në fillimet e veta nuk ka qenë si proces i lehtë as ndarja. Ndarja mes dy bashkëshortëve është proces shumë i vështirë, është traumatik dhe gjithmonë mendon se çfarë pasoja mund të kesh pas këtij vendimi, do të thotë në moment që një çift ndahet kushdo që e ka përjetuar, e di se është problem do t’ua sqarojë fëmijës, prindërve, shoqërisë, e unë është dashur edhe dy milionë njerëzve”, u shpreh Krasniqi.

Ajo zbuloi gjendjen e saj cemocionale që kishte kaluar.

Krasniqi theksoi se nuk ka qenë e lehtë dhe se për shkak të kësaj përjetoi edhe ankth.

“Edhe në atë kohë, edhe sot po them që nuk është trend i mirë por gjithsesi diçka të cilën e sheh se nuk ka me vazhdu mirë është mirë me e këput. E imja ka zgjatur shumë. Thashë e kam përjetuar jo lehtë sepse Tara ka qenë shumë e vogël dhe unë sot them se mirë që ka qenë më e vogël, se sot do ishte më e vështirë. Pavarësisht ndarjes, fëmija nuk ka fëmijë. Edhe pas ndarjes ne e kemi mbajtur premtimin, kemi shkuar në çdo festë bashkë. Kam ditur të lexoj tituj super bombastik, kur po lexoj nuk po e di as nuk po e njoh këtë vajzën e leje më që nuk jam unë, me thënë kushtimisht ma kanë pirë gjakun me pambuk. Kam pasur kriza, kriza në aspektin që shqetësohesh për fëmijën më shumë se për veten. Gjendje emocionale shumë të vështira, kam përjetuar edhe ankth”, ka vazhduar më tej ajo.


You may also like