“Kam luftuar me vdekjen”, Thiago Silva: Në Europë më respektojnë, në Brazil më quajnë “qaraman”

by admin
Spread the love

Thiago Silva po luan sezonin e tretë në radhët e Chelseat në Premier League.

Një sezon ky që pritet të jetë i fundit me “Blutë e Londrës” për 39-vjeçarin pasi kontrata i skadon në qershor të vitit 2024 dhe për rinovimin nuk ka asnjë tratativë me anglezët.

Në një intervistë për “ESPN Brazil”, mbrojtësi pavarësisht moshës, nuk mendon të tërhiqet ndërsa shprehet se nuk e di ende destinacionin e radhës. Gjatë intervistës, Thiago Silva zbulon se ka luftuar me vdekjen për shkak të një sëmundje ndërsa tha se në Brazil nga viti 2014, e quajnë “qaramani”.

“Tani jam 39-vjeç dhe po i afrohem fundit të karrierës, por ende nuk do ta mbyll atë. Do të vijoj të luaj futboll, vetëm se nuk e kam përcaktuar aventurën e radhës. Do ta mendoj në ditët e ardhshme se ku mund të aktivizohem.

Lufta me vdekjen- Kam pasur tuberkuloz, luftova shumë dhe për pak sa nuk humba jetën. Por, ky episod në jetë vetëm sa më bëri më të fortë. Unë jam një person guximtar dhe që përballem me gjithçka, kështu ka qenë gjithmonë.

Rikthimi në Brazil? Nuk e di, sot e kësaj dite atje më konsiderojnë një “qaraman” prej episodit të Botërorit të vitit 2014 kur mundëm Kilin me penallti. Nuk mund ta them me siguri nëse në Europë më njohin më shumë se në Brazil. Por, ajo që mund të them me siguri është se në Europë më respektojnë më shumë se në Brazil”, u shpreh Thiago Silva.


Top Channel

You may also like