“Kam lindur për të fituar”, Mbappe: Pse PSG dështon në Champions? Pyesni drejtuesit!

by admin
Spread the love

Kylian Mbappe mori nga L’Equipe dhe France Football, çmimin si futbollisti më i mirë francez për sezonin 2022/23.

Pas ceremonisë, sulmuesi u ndal të flasë edhe rreth së ardhmes së tij që është aq shumë e diskutuar për momentin ndërsa e bëri të qartë se ai kërkon të fitojë gjithmonë dhe nuk i intereson të zbresë në fushë vetëm për të marrë pjesë.

“Unë jam një lojtar shumë konkurrues dhe kjo është arsyeja pse luaj futboll. Për mua nuk ka rëndësi me kë luaj në krah apo për cilën fanellë luaj, unë dua të fitoj gjithnjë. Shkoj me pushime si të gjithë, por pastaj kthehem me urinë për të fituar gjithçka, besoj se këtë e kuptuar tashmë. Mua nuk më bën asnjëherë përshtypje ajo që bëj në fushë dhe ia bëj të qartë vetes se mund të bëj edhe më mirë.

Nuk dua të zbres në fushë vetëm për të marrë pjesë dhe ndonjëherë njerëzit mendojnë se për këtë arsye jam arrogant. Nuk kam frikë as nga dështimi, është pjesë e karrierës së një futbollisti. Edhe pse unë jam i bindur se kam lindur për të fituar dhe dua t’ua tregoj këtë të gjithëve.

Champions me PSG? Nuk e di çfarë i duhet më shumë PSG për të fituar, nuk është një pyetje për mua. Duhet të flisni me personat që ndërtojnë skuadrën që e organizojnë këtë dhe ata që ndrtojnë klubin. Unë thjesht mundohem të bëj punën time në fushë.

Unë e kam treguar veten dhe isha sulmuesi më i mirë sërish për të pestin vit me radhë. Ka shumë gjëra për të cilat ndihem krenar. Kam arritur të kem vazhdimësi dhe po shënoj rreth 50 gola në sezon, por sërish mendoj se mund të bëj më mirë”- u shpreh Mbappe, raporton Supersport.


Top Channel

You may also like