Kam krijuar afeksion për Luizin, nuk jam kafshë

by admin
Spread the love

Ky edicion i dytë i Big Brother VIP është pa dyshim një nga më të komentuarit e më të pëlqyerit nga publiku shqiptar. Kur kanë kaluar më shumë se 60 ditë nga nisja e këtij edicioni të dytë të këtij reality show, loja bëhet më interesante e më e fortë, me banorët që përdorin strategji të ndryshme për të shkuar në finale.

Mirëpo, duke jetuar çdo ditë me njëri-tjetrin dhe duke kaluar situata të ndryshme, duket se pavarësisht debateve të shumta, ata kanë nisur të ndjejnë sikur jetojnë në një familje. Të paktën kështu kanë konstatuar dy prej konkurrentëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Maestro dhe Olta Gixhari.

Teksa ishin duke biseduar së bashku në dhomën e gjumit, Maestro u shpreh se nuk ndihet aq i lirshëm me banorët e rinj që janë bërë pjesë e shtëpisë , sikurse ndihet me konkurrentët që janë bërë pjesë e ‘BBV’ që prej ditës së parë.

Edhe aktorja Olta Gixhari ndau të njëjtin mendim me të, ndërsa habiti kur tha se pavarësisht se Luizin e ka kundërshtar në lojë, ajo ka nisur të krijojë afeksion për të. “Luizin e kam kundërshtar në lojë por jam afeksionuar, nuk e mohoj se nuk jam kafshë”- tha Olta Gixhari.

You may also like