“Kam bërë 180 milionë paund me qebap”, historia e pabesueshme e ish-sulmuesit të Gjermanisë

by admin
Spread the love

Ish sulmuesi i Gjermanisë Lukas Podolski ka arritur pasuri prej 180 milionë paundsh, por jo nga futbolli

Podolski, i cili qëndroi tre vjet me Gunners, fitoi Kupën FA në 2014, por hoqi dorë nga futbolli dhe nisi të merrej me biznes.

Në Gjermani, 38-vjeçari ka ndërtuar perandorinë e tij të biznesit, duke hapur një zinxhir qebaptoresh dhe një markë akulloresh në vendlindje.

Madje ai ka një qendër sportive si dhe një turne futbolli ku marrin pjesë influencues, ish-lojtarë dhe fansa.  Ai lançoi për herë të parë markën e tij të ëmbëlsirave Ice Cream United në vitin 2017, dy vjet pasi u largua nga Arsenali.

Një vit më vonë, dyqani i tij i parë i qebapeve Mangal Doner u hap në qytet dhe tani përbëhet nga rreth 30 degë në të gjithë Gjermaninë.

Mendja e tij e biznesit e ka parë atë të rrisë vlerën e tij neto në 177.5 milionë funte.

Kjo shifër përfshin edhe të ardhurat e tij në karrierë si lojtar, pasi ishte një nga lojtarët më të paguar të Arsenalit gjatë kohës së tij në klub. Ish-reprezentuesi gjerman kishte pagë 100,000 £ në javë në Emirates Stadium.

Podolski ka qenë i zëshëm në mbështetjen e tij për zinxhirin e restoranteve, duke mbrojtur çmimet e tij dhe duke goditur konkurrentët.

Sulmuesi veteran gjithashtu vazhdon të performojë në fushë dhe tani është në sezonin e tij të tretë me skuadrën polake Gornik Zabrze.

Podolski ka shënuar tre gola në 17 paraqitje këtë sezon. Ish- lojtari i Bayern Munichut shënoi 21 gola në 82 paraqitje për klubin përpara se të shkonte në huazim te Interi në vitin 2015.

Në nivel ndërkombëtar, Podolski ishte anëtar i skuadrës gjermane që fitoi Kupën e Botës në 2014.

Gjithsej, ai shënoi 49 gola në 130 paraqitje për vendin e tij para paraqitjes së tij të fundit kundër Anglisë në 2017.


Top Channel

You may also like