Kallëzim penal për ish punonjësin në polici, akuza për falsifikim dhe keqpërdorim – Shqip

by admin
Spread the love

NJë ish i punësuar në MPB nga Tetova akuzohet për falsifikim dhe keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Ndaj tij është ngritur kallëzim penal pasi siç thuhet në raportin e MPB-së, për përfitim personal ka ndryshuar të dhënat në sistem e ka lëshuar leje qarkulimi pa dokumentacion përkatës, përcjell Klan Maqedoni.

“Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale pranë MPB-së, në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë, ka dorëzuar kallëzim penal kundër R.A nga Tetova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprave penale ‘keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’ nga neni 353 dhe ‘falsifikim i dokumentit zyrtar’ nga neni 361 i Kodit Penal. I raportuari, ish-punonjës i Departamentit për Çështje Administrative në MPB – Departamenti për Çështje Administrative Tetovë, më datë 01.10.2021, 04.10.2021 dhe 20.12.2021, me qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm, ka përdorur kodin e tij për të hyrë në sistem, ka futur të dhëna në formularë, ka lëshuar leje qarkullimi dhe ka ndryshuar targat e një mjeti pasagjerësh “Citroen”, pa siguruar dokumentacionin e nevojshëm, gjë që bie ndesh me dispozitat ligjore. Njëkohësisht, gjatë kontrolleve u konstatua se dosjet nga regjistrimi i parë dhe i dytë i mjetit nuk u gjetën, pra se kërkuesi i kishte humbur ato”, thuhet në raportin e MPB-së./KlanMacedonia

You may also like