Kalimi te 3-4-3, Alegri provon një Juve ndryshe. Kieza mund të kthehet në rolin e tij

by admin
Spread the love

Nevojitet një shkundje, një shkëndijë, për të risjellë në jetë Juventusin, i cili pasi ka dalë nga mundësitë për titullin ka nevojë për të gjetur stimuj të rinj për të çuar në fund sezonin, i cili deri tani ka qenë pozitiv, por mbi të gjitha e sheh ende në lojë për të fituar të paktën Kupën e Italisë.

Udinezja më parë dhe Verona më pas treguan një skuadër që duket se ka hequr dorë papritur nga ëndrra e titullit… Kjo për agresivitetin dhe dëshirën e pakët të treguar në fushë… Dhe tani e vetmja lëvizje që duket se i ka mbetur Juventusit e ka në dorë Maks Alegri. Cila? Një ndryshim moduli loje, duke përzier pak letrat, siç i pëlqen atij që shpesh të bëjë në momentet e vështirësisë. Ideja është ajo që të mos zbresë më në fushë me të kolauduarin 3-5-2, por duke i dhënë besim tashmë, duke qenë që skam e çfarë të humbë, tridhmëbëshit Vlahoviç, Kieza e Jildiz, për të parë në aksion atë që edhe të gjithë tifozët duan. Siç u pa edhe për pak minuta edhe në Verona, por mbi të gjitha çfarë po provohet këto ditë në “Kontinasa”, ideja është ajo e të punuarit mbi një 3-4-3 ose të një 3-4-2-1 për ndeshjen e së dielës përballë Frozinones, ku ata ata që do të bëjnë vizitë në “Allianz Stadium” do të jenë ish-ët Soule, Kaio Zhorzh dhe Barreneçao, të tre të huazuar. Ndoshta tridhëmbëshi mund të jetë “arma” e duhur, qoftë për të motivuar grupin, ashtu sikurse për të rinisur së fituari pas 4 ndeshjesh, më saktë gati një muaji që tri pikët mungojnë.

Pak a shumë siç ndodhi në 2017-ën, kur Alegri shpiku më pas 4-2-3-1 me Manxukiçin, Dibalën e Kuadradon në mbështetje të Higuainit, një ndryshim moduli që i çoi deri në finalen e Ligës së Kampioneve, më pas të humbur me Realin e Madridit. Nëse 3 sulmuesit do të jenë një risi e mundshme për këtë sezon, nga minuta e parë ndaj Frozinones, Alegri nuk kërkon të ndryshojë prapavijën me 3 lojtarë, duke qenë se karakteristikat e lojtarëve që ka nuk e bindin. Madje, i pari është Bremer, muri brazilian, i cili në gjithë jetën e tij ka luajtur në një mbrojtje me 3 dhe sa herë që është provuar ndryshimi me 4 në prapavijë ka bërë gafa.

Pastaj, dëmtimi i Danilos dhe një Aleks Sandro në rënie të lirë totale nuk japin garanci për të ndryshuar në një mbrojtje me 4 futbollistë. Gjithsesi, më shumë sesa prapavija, ndaj Frozinones pritet një përgjigje e fortë nga sulmi, nga Kieza mbi të gjitha, i cili pritet që të rikthehet të luajë në korsinë e djathtë (vlahoviç në qendër e Jildiz në të majtë), në të cilën çmendi Italinë dhe italianët duke shkëlqyer në “Euro 2020”…hrtytyt

JETON STAMOLLA-PANORAMASPORT.AL

You may also like