”Kalendari historik” i Gazmend Arifit për të gjitha nivelet e moshave! – Shqip

by admin
Spread the love

VËLLIME ENCIKLOPEDIKE

Për ta “parë” të ardhmen duhet ta dimë historinë.  Kështu tha sot profesori I historisë Gazmend Arifi I ftuar në Ora e Parë në Klan Maqedoni.

12 vëllime për 12 muajt e vitit me të gjitha ngjarjet e rëndësishme historike, kulturore, shkencore, politike, sportive, artistike e letrare. Ky është Kalendari Historik i profesorit Arifi. Një enciklopedi që në vete përmban fakte nga e kaluara dhe e tashmja.

“Pashë disa revista, me kalendare të shkurta, aty e mora motivin, mendoja ta bëj një libër por nuk e dita që do të dalë një punë kaq e madhe dhe do të zhytesha në një gjë pa fund 1.19.11…. 1.20.28 unë nuk e di edhe sa do të jetoj, cdo kush ka fillimin dhe fundin e vet por unë nuk dua të mbes në këtë datë po dua që libri të vazhdojë” – tha Gazmend Arifi, profesor i historisë.

Profesori Gazmend Arifi thotë se vlerat enciklopedike të librit rriten përmes dritës që lëshohet në trojet tona, ku nuk hijezohet asnjë cep i historisë i trojeve tjera në atë që quhet Shqipëria Etnike. /tvklan.mk/

You may also like