KAJRO – Egjipti propozime për të ndalur luftën në Gaza

by admin
Spread the love

KAJRO, 28 nëntor /ATSH-DPA/ – Egjipti ka propozuar një plan për të ndalur luftën midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje, konfirmoi sot një zyrtar egjiptian.

“Propozimi përfshin tre faza të njëpasnjëshme dhe të lidhura, duke përfunduar me një armëpushim”, tha Dia Rashwan, kreu i Shërbimit Shtetëror të Informacionit, organizata shtetërore e medias egjiptiane.

“Propozimi u hartua pasi Kajro dëgjoi pikëpamjet e të gjitha palëve të interesuara”, tha ai pa dhënë detaje.

“Pas marrjes së përgjigjeve nga palët e interesuara, propozimi do të përpunohet në detaje dhe do të shpallet i plotë”, tha Rashwan në një deklaratë.

Javën e kaluar, një delegacion i Hamasit i kryesuar nga shefi i tij Ismail Haniyeh vizitoi Kajron për bisedime me zyrtarët egjiptianë.

Muajin e kaluar, Katari dhe Egjipti ndihmuan në ndërmjetësimin e një armëpushimi të përkohshëm të rënë dakord nga Izraeli dhe Hamasi, i cili gjithashtu lehtësoi shkëmbimin e pengjeve me të burgosurit.

Egjipti, vendi i parë arab që nënshkroi një traktat paqeje me Izraelin në vitin 1979, ka ndërmjetësuar edhe më herët në konfliktet e mëparshme midis palestinezëve dhe Izraelit.//a.i./

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like