KAJRO – Egjipti krijon një zonë tampon për 100 000 palestinezë

by admin
Spread the love



EGJIPT, 16 shkurt /ATSH-DPA/- Ndërsa Izraeli përgatitet për ofensivën në Rripin jugor të Gazës, Egjipti po krijon një zonë tampon pranë kufirit të tij me territorin për të akomoduar deri në 100 000 palestinezë.

“Një mur do të ngrihet rreth zonës për kontrollet ndaj refugjatëve palestinezë nëse do të jetë e nevojshme”, sipas burimeve egjiptiane.

Puna ka nisur rreth dy muaj më parë për akomodimin e refugjatëve në ndërtesa dhe çadra.

Që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor, shqetësimet egjiptiane janë rritur pasi masat e palestinezëve mund të kalojnë kufirin për të ikur nga luftimet, një skenar i përshkruar nga presidenti egjiptian Abdel-Fattah al-Sissi si një “vijë e kuqe”.

Fondacioni Sinai për të Drejtat e Njeriut me qendër në Londër ka raportuar gjithashtu ndërtimin e një zone të tillë tampon pranë kufirit.

Por, guvernatori i Egjiptit në Sinain e Veriut, Mohammed Shousha, i ka hedhur poshtë raportet si të rreme, duke thënë se autoritetet në qytetin kufitar të Rafahut po shqyrtonin se cilat shtëpi ishin shkatërruar gjatë operacioneve ushtarake kundër ekstremistëve në rajon për të paguar dëmshpërblim për pronarët.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBERLIN – Herzog dhe Steinmeier diskutojnë luftën në Gaza


You may also like